Spitalet kineze pajisen me barnat e reja kundër kancerit

2019-01-11 18:39:50 CRI Komenti juaj Printoni

17 barna të reja kundër kancerit, kryesisht të importuara,janë tani në dispozicion në më shumë se gjysmën e të gjitha spitaleve kryesore në Kinë.

Barnat që trajojnë kanceret e rënda, si kanceri i mushkërive, i zorrës së trashë dhe i veshkave, janë shumë të kërkuar nga të sëmurët në vend.

Autoritetet kineze i përfshinë këto barna në programin kombëtar të sigurimeve mjekësore në tetor të vitit të kaluar, gjë që uli çmimet mesatarisht me 57 %.

Që nga fillimi i janarit, më shumë se 600 mijë kuti me barna janë përdorur nga pacientët nga të 31 provincat dhe rajonet në pjesën kontinentale të Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore