Ulja trefish e taksave për biznesin, vende të reja pune dhe rritje e të ardhurave

2019-01-11 18:38:56 CRI Komenti juaj Printoni
Mbi 11 mijë biznese në të gjithë vendin, nga 1 janari i këtij viti përfitojnë ulje të tatim fitimit nga 15% në vetëm 5%, si rezultat i rritjes së xhiros vjetore nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë.

Një lehtësi të tillë nga ky fillim viti ka fituar edhe një familje e cila tashmë ka zgjeruar biznesin e vet në stampimin e uniformave të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë biznes familjar të trashëguar që tashmë paguan tre herë më pak duke u dhënë mundësinë për të rritur fuqinë punëtore, por edhe pagat e punonjësve.

"MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në fejsbuk e në kafene, po krijojnë punë e vende pune dhe rrisin të ardhurat përmes punës, ju uroj një ditë të mbarë", shprehet Rama.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore