Kina deklaron suksesin e plotë të misionit "Chang'e-4"

2019-01-11 18:36:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kina njoftoi të premten se misioni i sondës "Chang'e-4", e cila realizoi uljen e parë të butë në anën e largët të Hënës, është një sukses i plotë.

Me ndihmën e satelitit transmetues "Queqiao", roveri "Yutu-2" e zbritësi i "Chang'e-4" bënë fotografi të njëri-tjetrit.

Instrumentet shkencore në sondë gjithashtu funksionuan mirë dhe imazhet e marra nga sonda dhe të dhënat e zbulimit u dërguan në qendrën e kontrollit në tokë, bëri të ditur Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA).

Në orën 4:47 të pasdites së të premtes sipas orës së Pekinit, imazhet e zbritësit dhe të roverit u shfaqën në një ekran të madh në Qendrën e Kontrollit të Hapësirës Ajrore të Pekinit, duke treguar flamurin kombëtar kinez në të dy pajisjet, me peizazhin e shkretë me kratere në anën e pasme të Hënës në sfond.

Mrekulli
Lajmet Kryesore