Organet kryesore të Bashkisë së Pekinit zhvendosen në distriktin Tongzhou

2019-01-11 15:22:03 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten katër organet kryesore të Bashkisë së Pekinit i zhvendosën zyrat e tyre në distriktin Tongzhou të qytetit.

Të katër organet janë Komiteti i Partisë i Bashkisë së Pekinit, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Popullore të Bashkisë së Pekinit, Këshilli Popullor i Bashkisë së Pekinit dhe Komiteti i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez i Bashkisë së Pekinit.

Bashkia e Pekinit po i zhvendos disa nga funksionet e saj administrative jashtë qendrës së qytetit në Tongzhou, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë bllokimin e trafikut dhe ndotjen e ajrit. Ky veprim është gjithashtu pjesë e planit të zhvillimit të integruar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei.

Mrekulli
Lajmet Kryesore