Personalitetet kineze e amerikane bëjnë thirrje për thellimin e bashkëpunimit dypalësh

2019-01-10 11:44:19 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën në mbrëmje u zhvillua në Nju-Jork Galaja Vjetore për vitin 2019 e Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë të Kinës në ShBA, ku morën pjesë ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai, presidenti i Kompanive "Starr" të ShBA-së Maurice Greenberg dhe rreth 450 personalitete të politikës dhe biznesit të të dy vendeve. Përfaqësuesit e të dy palëve ishin të mendimit se thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve ka rëndësi të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane dhe paqen e sigurinë botërore.

Ambasadori kinez Cui Tiankai u shpreh se Kina do të vazhdojë të zgjerojë bashkëpunimin me ShBA-në në bazë të përfitimeve të përbashkëta dhe të kontrollojë mosmarrëveshjet mbështetur mbi respektin e ndërsjellë, për t'i zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë të qëndrueshme.

"Kina do të vazhdojë bashkëpunimin me ShBA-në për të krijuar marrëdhënie të fuqishme e të qëndrueshme dypalëshe. Historia në 40 vjetët e kaluar ka konfirmuar plotësisht se Reforma e Hapja e Kinës dhe normalizimi e zhvillimi i shëndetshëm i marrëdhënieve kino-amerikane u sjellin dobi jo vetëm të dy vendeve, por edhe botës. Bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e drejtë për Kinën e ShBA-në, ndërsa kundërvënia do t'u sjellë të dy vendeve humbje."

Presidenti i Kompanive "Starr" të ShBA-së Maurice Greenberg shprehu besimin e tij për të ardhmen e marrëdhënieve kino-amerikane. Zoti Greenberg është një nga sipërmarrësit e huaj që kanë investuar më herët në Kinë, që në vitet '70 të shekullit të kaluar, dhe ka parë me sytë e vet ndryshimet e mëdha të Kinës gjatë 40 vjetëve pas fillimit të Reformës e Hapjes me botën e jashtme.

Edhe ish-presidenti amerikan Jimmy Carter i dërgoi një letër urimi mbrëmjes gala. Në letër thuhet se tani marrëdhëniet amerikano-kineze po përballen me sfida si kurrë më parë dhe se të dy vendet duhet të forcojnë shkëmbimet në fushën ekonomike, arsimore, kulturore etj., për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore