Kryeministri i Kinës takohet me kryezyrtarin ekzekutiv të "Tesla"-s

2019-01-10 10:51:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka shprehur shpresën që kompania "Tesla" të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit të marrëdhënieve midis Kinës dhe ShBA-së.

Kreu i qeverisë kineze i bëri këto komente gjatë një takimi në Pekin me kryezyrtarin ekzekutiv të "Tesla"-s Elon Musk dhe ekzekutivë të tjerë të kësaj kompanie.

Li tha gjithashtu se Kina mbetet e hapur për zgjerimin e bashkëpunimit të investimeve me sipërmarrje nga e gjithë bota.

"Tesla" filloi të hënën ndërtimin e një fabrike të madhe në Shangai, e cila është fabrika e parë e saj jashtë ShBA-së.

Pritet që kjo fabrikë të fillojë prodhimin e automjeteve "Model 3" të "Tesla"-s dhe të një makine "crossover" të planifikuar para fundit të këtij viti. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore