"Alipay", numri i përdoruesve në botë i kalon 1 miliardët

2019-01-10 10:45:11 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat tregojnë se në mbarë botën numri i përdoruesve të "Alipay"-it, platformës së pagesës elektronike të grupit kinez "Alibaba", i kaloi 1 miliardët.

"Ant Financial", kompania që ka në funksionim shërbimin "Alipay", bën të ditur se ka bashkëpunuar me afro 10 kompanive të mëdha të huaja të pagesës inteligjente, duke përfshirë "Paytm"-in e Indisë dhe "TrueMoney"-n e Tajlandës, gjë që ka kontribuuar në rritjen e numrit të përdoruesve të "Alipay"-it.

Në raportin financiar pën tremujorin e fundit të 2018-s të grupit "Alibaba" thuhet se numri i përdoruesve kinezë të "Alipay"-it i ka kaluar 700 milionët, 70 për qind prej të cilëve kanë përdorur tre ose më shumë shërbime financiare të ofruara nga "Ant Financial". (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore