Kinë, ulje e mëtejshme taksash për firmat e vogla

2019-01-10 10:31:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka vendosur që të shpallë një sërë masash të reja për uljen e taksave ndaj bizneseve të vogla dhe mikrobizneseve, me objektivin për t'u kursyer atyre 200 miliardë juanë (afro 30 miliardë dollarë) çdo vit.

Banka qendrore tha se politikat do të përfshijnë uljen e ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat e bizneseve dhe një rritje të konsiderueshme të pragut të tatimit.

Më shumë kompani do të përfitojnë nga këto politika favorizuese.

Zyrtarë të lartë thanë se zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe mikrondërmarrjeve është forca kyçe për një ekonomi të shëndoshë dhe një punësim të qëndrueshëm.(Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore