Kinë: Shtohet numri i librarive, rritet shitja e librave

2019-01-10 10:26:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kishte 225 000 librari në fund të vitit 2018, me një rritje 4.3 % krahasuar me vitin 2017, sipas një raporti vjetor mbi sektorin kinez të librarive të publikuar të martën.

Raporti i Shoqatës për Shpërndarjen e Librave dhe të Periodikëve të Kinës tregon se vitin e kaluar të ardhurat e përgjithshme të botimeve në Kinë arritën në 370.4 miliardë juanë (rreth 54.1 miliardë dollarë amerikanë), duke u rritur 5.9 % në krahasim me 2017-n, 158 miliardë juanë prej të cilave nga shitja me pakicë, që pati një rritje 11.3%.

Mediat e reja gjithashtu sollën ndihmesën e vet në këtë rritje, ndër të cilat platforma e internetit "Yitiao" hapi dyqane fizike vitin e kaluar, falë popullaritetir të vet të madh. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore