Trump-i kërkon përfundimin e "krizës humanitare" në kufirin ShBA-Meksikë

2019-01-10 10:18:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump po bën thirrje për t'i dhënë fund asaj që ai e quan "krizë humanitare në rritje" në kufirin midis ShBA-së dhe Meksikës.

"Ata që nuk pranojnë të bëjnë kompromis në emër të sigurisë kufitare, dëshiroj t'i pyes: Po sikur të jetë fëmija, burri ose gruaja juaj, jeta e të cilit është shkatërruar plotësisht? Çdo anëtari të Kongresit: Miratoni një projektligj që ta përfundojë këtë krizë."

Trump-i i ka bërë thirrje Kongresit që t'i japë 5.7 miliardë dollarë këtë vit për të ndërtuar murin në kufi, si pengesë ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe trafikantëve të drogës.

Por disa demokratë në Kongres i kanë kërkuar Trump-it të heqë dorë nga muri.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi është një prej tyre:

"Ne të gjithë e pranojmë se kemi nevojë të sigurojmë kufijtë tanë, ndërsa respektojmë vlerat tona: mund të ndërtojmë infrastrukturën dhe rrugët në pikat tona të hyrjes; mund të instalojmë teknologji të re për të skanuar makinat dhe kamionët për drogën që vjen në vendin tonë." (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore