May nxit bisedimet me krerët e BE-së për të siguruar garancitë për "Brexit"-in

2019-01-10 10:04:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May thotë se po nxit bisedimet me udhëheqësit e Bashkimit Evropian lidhur me garancitë për të ulur shqetësimet mbi marrëveshjen e saj të "Brexit"-it. Duke folur të mërkurën në Dhomën e Komuneve, shefja e qeverisë britanike tha:

"Përfundimet e dhjetorit të Këshillit Europian shkuan më tej se më parë, në përpjekje për t'iu përgjigjur shqetësimeve të kësaj Dhome, dhe kanë status ligjor. Që prej atëherë kam qenë në kontakt me udhëheqësit evropianë rreth shqetësimeve të deputetëve. Këto diskutime kanë treguar se sqarimi i mëtejshëm lidhur me 'mbështetjen' është i mundur dhe këto bisedime do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme".

Ajo shtoi se qeveria e saj po shqyrton mënyrat për t'i dhënë parlamentit më shumë pushtet në bisedimet e Britanisë me BE-në për marrëdhëniet e ardhshme.

Kjo përfshin zgjatjen e një periudhe kalimtare për të parandaluar kthimin në një "kufi të fortë" me Irlandën, në vend të së ashtuquajturës "mbështetje", që është një marrëveshje mes Britanisë dhe BE-së për vazhdimin pa pengesë të tregtisë mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës.

Ligjbërësit britanikë kanë miratuar një mocion që nëse marrëveshja e "Brexit"-it hidhet poshtë në një votim javën e ardhshme, qeveria duhet të hartojë një "Plan B" brenda tri ditëve pune. (Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore