Kinë-ShBA, konsensus për ruajtjen e kontakteve të ngushta tregtare

2019-01-10 09:10:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Tregtisë ka bërë të ditur në një deklaratë se nga e hëna deri të mërkurën, Kina dhe ShBA-ja zhvilluan në Pekin konsultime në nivel zv.ministrash mbi problemet ekonomiko-tregtare.

Përfaqësuesit e të dy palëve, duke vënë në jetë konsensusin e arritur midis liderëve të të dy vendeve, shkëmbyen mendime në mënyrë të gjerë, të thellë dhe të hollësishme mbi çështjet e tregtisë dhe të strukturës ekonomike me interes të përbashkët. Bisedimet shtuan njohjen e ndërsjellë dhe hodhën bazat për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë të dy palët.

Në deklaratë vihet në dukje gjithashtu se të dy palët ranë dakord të ruajnë kontaktet e ngushta në të ardhmen.

(Zhang Yan/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore