Bashkëpunimi i pushteteve vendore Kinë-EQL, rezultate të frytshme në 2018-n

2019-01-10 09:10:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang tha të mërkurën se vitin e kaluar bashkëpunimi në nivel pushteti vendor ndërmjet Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) ka pasur rezultate të frytshme.

Zëdhënësi Lu Kang shtoi se 2018-a ishte Viti i Bashkëpunimit të Pushtetit Vendor i 16+1 (Kina dhe 16 vendet e EQL-së), duke vënë në dukje se bashkëpunimi në nivel vendor përfaqëson një pjesë të rëndësishme të bashkëpunimit 16+1.

Vjet, Kina dhe vendet e EQL-së kanë promovuar në mënyrë aktive shkëmbimet dhe bashkëpunimin vendor dhe kanë mbajtur me sukses Takimin e Katërt të Drejtuesve të Pushteteve Vendore Kinë-EQL.

Ndërkohë, pushtetet vendore të vendeve të mekanizmit 16+1 kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në bashkëpunimin pragmatik në fusha të ndryshme dhe kanë bërë përparime pozitive në fusha të tilla si ndërtimi e parqeve industriale, ekonomia e tregtia, shkenca e teknologjia, arsimi dhe shkëmbimet kulturore e njerëzore. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore