BB-ja: Rritja ekonomike globale do të ulet në 2.9 % sivjet

2019-01-09 10:36:39 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike globale do të ngadalësohet në 2.9 % sivjet, nga rritja e rishikuar 3 % në vitin 2018.

Sipas BB-së, perspektiva e ekonomisë globale "është zymtuar", teksa kushtet financiare globale janë shtrënguar, tensionet tregtare "janë intensifikuar" dhe disa tregjet e mëdha kanë humbur hovin e rritjes.

Në raportin më të fundit të Bankës Botërore parashikohet që tregjet dhe ekonomitë në zhvillim të kenë një rritje 4.2% sivjet, 0.5 pikë përqindjeje më pak se parashikimi i mëparshëm.

Rritja në ekonomitë e zhvilluara vlerësohet që do të ulet në 2%, nga 2.2% vjet, për shkak se bankat qendrore kryesore vazhdojnë shtrëngimin e politikave monetare. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore