Kinë, më shumë politika për nxitjen e konsumit dhe të investimeve

2019-01-09 09:29:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kina pritet të zbatojë më shumë politika për të nxitur konsumin dhe investimet.

Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës Ning Jizhe u shpreh se konsumi në tregun e automjeteve do të lehtësohet më shumë sivjet.

"Gati 30 milionë makina janë shitur vitin e kaluar në tregun e brendshëm kinez. Ndërkohë, më shumë mundësi në këtë drejtim mund të shfrytëzohen po të mbështetet konsumi i arsyeshëm, i gjelbër dhe i përmirësuar. Meqë tani më shumë banorë të fshatit po blejnë makina, qeveria po mban parasysh edhe hartimin e politikave për shtimin e konsumit në zonat rurale", tha z. Ning.

Sipas tij, politika të tjera mbështetëse do të shpallen sivjet për të përmirësuar procesin e qiradhënies së banesave, shërbimet e amvisërisë, si edhe të përkujdesit për të vegjlit dhe të moshuarit.

Ndërkohë, Kina do të heqë edhe pengesat për investimet në shumë sektorë, si kultura dhe sporti. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore