39 veta me dokumente të rreme u ndalën në aeroportin e Tiranës muajin e kaluar

2019-01-07 10:53:20 CRI Komenti juaj Printoni

Policia kufitare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) ka ndaluar muajin e kaluar 39 veta me dokumente të rreme, që synonin të kalonin kufirin dhe të udhëtonin në zonën "Shengen" të BE-së, raportoi të dielën media vendore.

Sipas televizionit "Top Chanel", në dhjetor janë ndaluar 39 veta që përpiqeshin të largoheshin nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara italiane, greke, rumune dhe bullgare, me qëllim udhëtimin në zonën "Shengen".

Shumica e të ndaluarve thanë se destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania e Madhe. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore