Kryeministri Rama dorëzon çeqet e shpërblimit për foshnjat e para të 2019-s

2019-01-02 11:34:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Edi Rama vizitoi të martën foshnjat e porsalindura dhe u dorëzoi nënave të tyre çeqet e shpërblimit, sipas ligjit që hyri në fuqi në ditën e parë të vitit.

Në ligjin e ri thuhet se për lindjen e çdo fëmije do të ketë një shpërblim nga 40 mijë lekë për fëmijën e parë deri në 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Buxheti kombëtar i vitit 2019 siguron një shumë prej 2 miliardë lekësh për përkrahjen e drejtpërdrejtë të kësaj politike, sipas së cilës afro 30 mijë familje pritet të përfitojnë nga shpërblimi për çdo foshnjë të sapolindur. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore