Në janar studentët nuk do të paguajnë tarifën

2018-12-21 10:22:30 CRI Komenti juaj Printoni

Në janar 2019 studentët nuk do e paguajnë tarifën për universitetin.

Qeveria ka përcaktuar buxhetin përkatës nga buxheti i arsimit dhe menjëherë tarifat që duhet të paguante çdo student në muajin janar do t'ua japë qeveria drejt e në arkën e universitetit dhe studentët nuk do të paguajnë në janar.

Kështu deklaroi dje Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me studentë e Fakultetit të Arkitekturës.

"Për tarifat, juve teorikisht duhet të paguani në janar. Nuk do të paguani në janar. Pjesën e përgjysmimit ne po e diskutojmë ashtu siç po diskutojmë edhe përshkallëzimin meritokratik, ku ka një debat për diferencën e poshtme. Por ne e kemi bërë llogarinë dhe e kemi përcaktuar buxhetin përkatës nga buxheti i arsimit dhe menjëherë paratë që juve do t'i jepni në janar, do t'i japë qeveria drejt e në arkën e universitetit dhe ju nuk do të paguani në janar", – tha Rama.

(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore