Buxheti 2019 akordon 42 miliardë lekë fonde për Arsimin

2018-12-21 10:21:31 CRI Komenti juaj Printoni
Deputetja e mazhorancës Evis Kushi, theksoi se buxheti 2019 është në përputhje të plotë për të përmbushur të gjitha objektivat ekonomikë dhe socialë të vendit, brenda të gjitha kopetencave kushtetuese.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të së enjtes në mbrëmje, Kushi tha se "në këtë kuadër, Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar me shumë përgjegjësi dhe argumenton se buxheti 2019 përmbush objektivin për rritje të ekonomisë së vendit".

"Buxheti ka si synim të mbështesë sektorët prioritarë të ekonomisë së vendit që garantojnë rritjen e punësimit, të të ardhurave dhe rritje ekonomike", – tha Kushi.

Buxheti 2019 akordon 42 miliardë lekë fonde për Arsimin, që janë 1.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2018 dhe specifikisht për Arsimin e Lartë, ky buxhet do të jetë 7.5 miliardë lekë, ose 180 milionë lekë më shumë se ky vit.

Ndërkohë që puna për plotësimin e kërkesa të studentëve ka filluar, me një fond prej 18.8 milionë euro po investohet për rindërtimin e kampuseve universitare dhe po ofrohen zgjidhjet për çdo kërkesë të studentëve, tha deputetja Kushi. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore