Rriten me 13.7% Investimet e Huaja Direkte

2018-12-20 10:13:35 CRI Komenti juaj Printoni

Investimet e Huaja Direkte u rritën me 13.7% gjatë vitit 2017 kundrejt një viti më parë, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave.

Sipas INSTAT, në fund të vitit 2017, vendet e Bashkimit Europian, përbënin pjesën më të madhe të volumit të Investimeve të Huaja Direkte me rreth 56.9%.

Këtu dominon Greqia me një total investimesh që arrijnë në 18.9% e ndjekur nga Holanda me 12.8%.

INSTAT bën të ditur se, edhe Zvicra, Kanadaja, e Austria rritën investimet e huaja direkte në Shqipëri gjatë vitit 2017. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore