Nga janari, tarifat ulen për të gjithë studentët 50%

2018-12-19 10:07:25 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri Edi Rama u zotua dje në bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, se tarifat universitare do të ulen në masën 50% për të gjithë studentët e programit të parë të studimit, bachelor në sistemin universitar publik.

"Ne do t'i ulim tarifat për të gjithë, në fazën e parë për të gjithë 50%".

Kryeministri Rama, sqaroi se këto para do të paguhen nga buxheti i shtetit.

"Dhe këto detyrime do t'i paguajë shteti", – tha ai. Por, Kryeministri Rama shkoi edhe më tej duke sqaruar se ata që kanë mesatare të lartë do të përfitojnë ulje deri në 80% të tarifës.

"Ata që kanë mesatare të lartë 8, 9 e më lart do ta kenë tarifën e ulur 70-80%", tha ai.

Ndërkohë edhe studentët që kanë familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë ulje të tarifës.

Kreu i qeverisë iu tha studentëve se këtë çështje do ta zgjidhë me patjetër pasi është angazhuar personalisht, sikundër edhe kabineti qeveritar.

(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore