Studimi i INSTAT, Diaspora e re e Shqipërisë, 1.6 milionë shtetas

2018-12-19 10:03:06 CRI Komenti juaj Printoni

INSTAT-i publikon për herë të parë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar "Diaspora e Shqipërisë në shifra".

Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36 % e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtarë për Diasporën.

Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore