Greqi, shpërthimi i eksplozivit dëmton televizionin "Skai"

2018-12-18 10:41:56 CRI Komenti juaj Printoni

Një bombë e fuqishme shpërtheu të hënën jashtë godinës së televizionit privat "Skai" në Athinë, e për pasojë u dëmtuan disa zyra brenda ndërtesës dhe nuk pati të plagosur.

Forcat e policisë thanë se shpërthimi ndodhi pas një telefonate që paralajmëroi autoritetet të evakuuonin godinën në një zonë bregdetare në afërsi të Athinës.

Deri tani, ende nuk ka informacion mbi autorët, ndërkohë që televizioni vazhdon funksionimin.

Njoftohet se sulmi i së hënës ka disa ngjashmëri me shpërthimin e bombës ndaj një gjykate në qendër të Athinës një vit më parë, që u krye nga një grupi i ekstremit të majtë "Grupi i Luftarëve Popullorë".

Në katër dekadat e fundit, Greqia është përfshirë nga disa sulme të armatosura, shumica e të cilave janë kryer nga grupet e ekstremit të majtë ndaj bankave, ambasadave, pikave policore dhe ligjore etj.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore