INSTAT: Rritje e eksporteve "Made in Albania"

2018-12-18 10:02:05 CRI Komenti juaj Printoni

Eksportet "Made in Albania" kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë 11 mujorit 2018, duke reflektuar trendin e rritjes pozitive të sektorëve të naftës, mineraleve, pjesëve të këmbimit etj.

INSTAT-i bëri të ditur dje se, për periudhën janar-nëntor eksportet shënuan vlerën 289 miliardë lekë, me një zgjerim prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në eksportet shqiptare kryesojnë tekstilet dhe këpucët me 115 miliardë lekë, me një rritje prej 6,3%. I ndjekur nga grupi i "mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë", me shitjet që arritën në 53 miliardë lekë.

Ndërsa për grupin "Materiale ndërtimit dhe metale" eksportet për këtë vit arritën në 49.5 miliardë lekë.

INSTAT-i bën të ditur se, ecuri pozitive ka pasur edhe grupi "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi", që është rritur me gati 20%, duke arritur në 17 miliardë lekë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore