Mbyllet Konferenca e Ndryshimit të Klimës të OKB-së

2018-12-17 20:37:45 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrëmjen e 15 dhjetorit u mbyll Konferenca e Ndryshimit të Klimës të OKB-së në Katowice. Në të u diskutua në hollësi sipas planit dhe u miratua një paketë gjithëpërfshirëse, e balancuar dhe efektive për të zbatuar plotësisht dispozitat e Marrëveshjes së Parisit, duke përfshirë drejtësinë, "përgjegjësitë e përbashkëta por të diferencuara" dhe parimin e kompetencës.

Konferenca përcolli një sinjal pozitiv të respektimit të multilateralizmit, zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe forcimin e veprimeve për të adresuar ndryshimet klimatike.

Xie Zhenhua, kreu i Delegacionit për Negocimin e Ndryshimeve Klimatike të Kinës dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Kinës për Ndryshimet Klimatike u shpreh se suksesi i këtij samiti shënon fitoren e multilateralizmit dhe efektivitetin e mekanizmit multilateral.

Para konferencës së Katowice-s, në samitin e G20-s që u mbajt në Buenos Aires të Argjentinës, presidenti i Kinës Xi Jinping u kërkoi të gjitha palëve të sigurojnë nxitje politike për bashkëpunim ndërkombëtar të përballimit të ndryshimit të klimës për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit. Kërkesa e presidentit Xi tregon përkrahjen e palës kineze ndaj konferencës së Katowice-s si dhe ofron energi politike për arritjen e suksesit të këtij samiti. Gjatë konferencës, përfaqësuesi i posaçëm i Kinës mbi çështjet e ndryshimit të klimës Xie Zhenhua, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, kryetari i kësaj konference Michal Kurtyka dhe grupe të ndryshme të bisedimeve dhe ministrat e palëve të pjesëmarrjes së marrëveshjes zhvilluan shkëmbime të gjera dhe konsultime të ngushtë dhe nxitën procesin e bisedimeve shumëpalëshe.

Pala kineze sugjeroi "metodën e Kinës" e "mençurinë e Kinës" për pikat kyçe, pikat kritike dhe fokus të hollësive të zbatimit të "Marrëveshjes së Parisit". Në fazën e vështirë të fundit, pala kineze hoqi bllokimin dhe ndihmoi në miratimin e hollësive. Xie Zhenhua tha:

"Në fazën përfundimtare përballemi me vështirësi. Kemi fituar besimin e kryetarit të kësaj konference, të sekretarit ekzekutiv, sepse ata dëshirojnë që delegacioni i Kinës të angazhohet në procesin e koordinimit. Prandaj pas 6 orëve konsultimi me palët përkatëse u zgjidh problemi më kyç para mbylljes së konferencës. Në fund, me përpjekjet e përbashkëta të palëve të ndryshme, Konferenca rezultoi e suksesshme."

Përveç vlerësimeve të larta për veprat pozitive të Kinës, përfaqësuesit nga organizata jo qeveritare janë të mendimit se Kina ka luajtur rol konstruktiv për miratimin e hollësive të zbatimit të "Marrëveshjes së Parisit".

"Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm konstruktiv dhe ndërtoi urën mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim. Mësova se të gjitha vendet duke përfshirë Kinën njoftuan përpjekjet e konferencës që u ofron vendeve në zhvillim fleksibilitet dhe krijon besimin e vendeve në zhvillim etj. Kështu çdokush do të njohë situatën e zhvillimit. Me këto përpjekje Kina shfaq aftësinë e udhëheqjes. " (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore