Xi Jinping, mesazh urimi Konferencës "Të kuptojmë Kinën"

2018-12-17 10:55:53 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi me rastin e Konferencës së 3-të "Të kuptojmë Kinën".

Kreu kinez tha se bota po përballet me sfida të pashembullta.

Ai bëri thirrje për më shumë përpjekje në nxitjen e ndërtimit të një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Presidenti Xi ritheksoi gjithashtu angazhimin e Kinës për thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes, në një kohë kur sivjet Kina feston 40-vjetorin e politikës së Reformës dhe Hapjes.

Konferenca "Të kuptojmë Kinën" u mbajt për herë të parë në vitin 2013.

Në konferencën e kësaj here morën pjesë 600 politikanë, strategë dhe kompani nga vende të ndryshme të botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore