Ambasadorja Jiang Yu takon personalitete politike dhe të qarqeve të ndryshme shqiptare me rastin e përfundimit të misionit të saj

2018-12-17 09:41:16 CRI Komenti juaj Printoni
Ditët e fundit, me rastin e përfundimit të misionit të saj, Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministren e Kulturës, Zv. Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koordinatorin Kombëtar Shqiptar për Bashkëpunimin 16+1, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Krytarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi etj., me të cilët shkëmbyen mendime në mënyrë të thellë mbi marrëdhëniet kino-shqiptare dhe bashkëpunimin pragmatik në fusha të ndryshme. Drejtorët e kabinetit dhe këshilltarët e personaliteteve politike të sipërmenduara, Këshilltari Politik i Ambasadës Kineze Bai Yunbin, Këshilltari Ekonomiko-tregtar Lian Gang dhe Atasheu Ushtarak Liu Xingjiang morën pjesë në takimet.

Ambasadorja Jiang falënderoi sinqerisht institucionet dhe qarqet e ndryshme shqiptare për mbështetje e ndihma të dhëna në kryerjen e saj të detyrave, duke u shprehur se vitet e fundit, nën drejtimin strategjik të udhëheqësve dhe me përpjekjet e përbashkëta të qarqeve të ndryshme të dy vendeve, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar në mënyrë të gjithanshme dhe të shpejtë. Shkëmbimet e intensifikuara në nivelet e ndryshme kanë konsoliduar fortësisht besimin reciprok politik, dhe i kanë dhënë energji të fuqishme bashkëpunimit dypalësh. Bashkëpunimi pragmatik ka vjelë frytet e pasura, me totalisht 28 dokumentet bashkëpunimi të nënshkruara në 17 fushat gjatë tre viteve të fundit. Kina është bërë burimi kryesor i investimit të huaj në Shqipëri dhe partneri i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, me investimet akumuluese kineze të dyzetëfishuartë në Shqipëri. Bashkëpunimet në infrastrukturën, energjinë dhe mineralet kanë nxjerrë rezultatet e reja, ndërsa bashkëpunimet në burimet njerëzore, bujqësinë dhe turizmin janë bërë pikat e reja rritjeje. Sivjet, për herë të parë, Shqipëria ka hequr vizë për turistët kinezë gjatë sezonit turistik, dhe numri i turistëve kinezë në Shqipëri është rritur prej 64%, krahasur me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Shkëmbim njerëzor -kulturor është në rritje e sipër, me një prirje të mirë të ndërveprimeve, të cilat kanë nxitur njohjen reciproke dhe lidhjen e zemrave mes dy popujve.

Ambasadorja Jiang tha se analizimi i eksperiencave të dobishme ndihmon dhënën e fuqise së pashtershme për zhvillimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve kino-shqiptar. Së pari, bazuar në themele të trasha të opinionit publik të dy vendeve, trashëgohet vazhdimisht konsensusi i gjerë i miqësisë kino-shqiptare nëpër brezat. Së dyti, duke përmbajtur drejtimit të përgjithshëm në mënyrë të ngurtë dhe duke përshtatur ndryshimeve të reja të gjendjes ndërkombëtare, trajohen marrëdhëniet dypalëshe kino-shqiptare në kuadër të marrëdhënieve të përgjithshme kino-evropiane. Së treti, duke kapur mundësitë historike të sjellë nga Nisma 'Një Brez Një Rrugë' dhe Bashkëpunimi 16+1, zhvillohen marrëdhëniet sipas trendit të përgjithshëm. Së katërti, të shndërrohet miqësia tradicionale në frytet e bashkëpunimit të epokës së re përmes veprimeve konkrete, për të sjellë vazhdimisht vitalitetet dhe zhvillimet e reja në marrëdhëniet dypalëshe. Ambasadorja Jiang shtoi se, po të shikojmë nga e ardhmja, pala kineze është e gatshme që, së bashku me palën shqiptare, me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, të forcojnë më tej komunikimin strategjik dhe besimin politik, duke shfrytëzuar plotësisht platformën "Një Brez Një Rrugë" dhe mekanizmat e Bashkëpunimit 16+1, të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik, të konsolidojnë bazën miqësore shoqërore, të frymëzojnë potencialet e bashkëpunimit, për të çuar marrëdhëniet kino-shqiptare në nivel akoma më të lartë, në shërbim më të mirë të interesave të përbashkëta të dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Personalitetet shqiptare i vlerësuan pozitivisht prirjen e mirë me zhvillimin e shpejtë dhe frytet e pasura në marrëdhëniet shqiptaro-kineze, i çmoi punët e bërë nga Ambasadorja Jiang dhe ekipi i Ambasadës Kineze, u shprehën se zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën është konsensusi i rëndësishëm i qarqeve të ndryshme shqiptare dhe pala shqiptare ëshët e gatshme që, së bashku me palën kineze, të formojnë konsensuse të reja, të grumbullojnë energji të reja, për të nxitur përparime të vazhdueshme në marrëdhëniet dypalëshe, dhe për të realizuar zhvillimin e thellë dhe afatgjatë të bashkëpunimit miqësor shqiptaro-kinez.

Gjithashtu, Ambasadorja Jiang ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë të Kuvendit të Shqipërisë, të mediave si ATSH, Gazetat Albanian Daily News, Panorama, Shekulli, Tirana Times, Telegraf, Gazeta Shqiptare, News 24, Top Channel dhe Ora News, të think-tankëve si Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkomëtare (AIIS), Instituti i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (CDI), Instituti i Studimeve i Evropës Juglinodre, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti i Historisë etj., të universiteteve si Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Arteve, Universiteti Luarasi, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti i Vlorës etj., të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë, dhe kinezët rezidentë në Shqipëri. Ambasadorja Jiang ka takuar edhe Dekanin e Korpusit Diplomatik njëkohësisht Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri .

Mrekulli
Lajmet Kryesore