Protesta në Bruksel kundër paktit të emigracionit të OKB-së

2018-12-17 10:37:25 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra protestues u përleshën të dielën me forcat e policisë gjatë protestave kundër një pakti të emigracionit të OKB-së. Në po të njëjtën ditë, një tjetër protestë paqësore në favor të paktit mblodhi mbi njëmijë vetë.

Marshimi kundër Kompakt Global për Migracionin e Kombeve të Bashkuara, nënshkruar në Marrakech javën e kaluar, u shkaktua nga parti të krahut të djathtë N-VA për shkak të shqetësimeve në rritje se pakti mund të çojë në shtim të emigracionit.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën pas përleshjeve në afërsi të zyrave të Bashkimit Evropian.

Në të dyja marshimet morën pjesë rreth 5,500 protestues.

Prokuroria e Brukselit konfirmoi se janë arrestuar njëqind vetë.

Në korrik, 196 vende anëtare të OKB-së ranë dakord për "Kompaktin Global për Emigracion të Sigurt dhe të Rregullt.

Ky pakt u nënshkrua javën e kaluar nga 164 vende në Marrakech të Marokut, me përjashtim të ShBA-së dhe të një numri vendesh europiane që refuzuan miratimin zyrtar të marrëveshjes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore