Botohet në Moskë libri "Xi Jinping: Tregimi i historive"

2018-12-17 10:03:11 CRI Komenti juaj Printoni

U botua në Moskë një libër historish i cituar nga presidenti kinez Xi Jinping.

Në librin me emër "Xi Jinping: Tregimi i historive" përfshihen mbi 100 histori që u shfaqën në fjalimet e artikujt e Xi Jinping-ut, të cilat shfaqin mendimet e konceptet e reja të tij për qeverisjen.

Libri në versionin e gjuhës ruse u përkthye nga sinologu rus Aleksander Semenov dhe bashkëshortja e tij Tatiana Semenova.

"Xi Jinping mund të flasë për politikat e rëndësishme dhe çështjet e tjera politike në një mënyrë që njerëzit e thjeshtë t'i kuptojnë lehtë. Fjalët e tij janë zakonisht të rregullta, të hapura e të sinqerta," tha Semenov.

Semenov shtoi se në fjalimet e tij, Xi Jinping përdor shpesh aludime klasike, proverba ose fakte historike, gjë që i ka bërë fjalët e tij më të gjalla e më bindëse.

Ky libër në versionin e gjuhës kineze u botua në qershor të vitit 2017 nga Shtëpia Botuese e Popullit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore