Analistët:Hapja e Kinës, një kontribut i madh ndaj botës

2018-12-17 09:50:45 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas vëzhguesve, hapja e Kinës është një kontribut i madh ndaj pjesës tjetër të botës.

Zheng Yongnian nga Universiteti Kombëtar i Singaporit shprehet se Kina ka kontribuuar në sistemin ndërkombëtar me tre hapa.

"Së pari, Kina iu bashkua sistemit botëror, veprim të cilin e quajtëm 'integrim' në vitet '90. Së dyti, reforma. Pasi u integrua në sistem, Kina zhvilloi përparimin e reformës brenda sistemit, që në atë kohë dominohej nga Perëndimi. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe vendet në zhvillim, përfshi Kinën, po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në sistemin botëror përsa i përket ekonomisë."

Specialistët theksojnë se një tjetër kontribut i madh është tranzicioni i Kinës nga një ekonomi e orientuar nga eksporti në një ekonomi të nxitur nga kërkesa e brendshme.

Analisti afrikan për çështje ekonomike dhe politike David Owiro shprehet se vendet e tjera po përfitojnë duke dërguar më shumë produkte në Kinë.

"Nëse shohim, për shembull, marrëveshjet tregtare dypalëshe midis Afrikës dhe Kinës ato janë rritur dhe ka pasur të paktën një aspiratë thelbësore për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare midis dy ekonomive. Kështu që tani, Kina ka marrë së paku një nismë për rritjen e konsumit të brendshëm, në mënyrë që të rriten importet në Kinë nga vendet e tjera. Natyrisht që Afrika do të përfitojë nga Bashkëpunimi Jug-Jug që po zhvillohet."

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore