Shefi i OKB-së:Palët ndërluftuese në Jemen gati për armëpushim

2018-12-14 20:31:58 CRI Komenti juaj Printoni

Palët në luftime në Jemen kanë rënë dakord për ndaljen e ofensivës ndaj portit të rëndësishëm të vendit, Hodeida.

Njoftimin e bëri të enjten Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres pas bisedimeve njëjavore të paqes në Suedi.

Ai falënderoi delegacionet e Jemenit për atë që ai e cilësoi një hap të rëndësishëm dhe përparim të vërtetë drejt bisedimeve të ardhshme për t'i dhënë fund konfliktit.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe kryengritësit Houthi të mbështetur nga Irani, janë angazhuar në një luftë brutale civile për gati katër vjet.

Të dy palët ishin në ngërç mbi Hodeidën për disa muaj, duke bllokuar furnizimet e ndihmave ndaj jemenitëve anembanë vendit.

Sipas OKB-së, 22 nga 29 milionë banorët në Jemen kanë nevojë për ndihmë.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të zhvillohej në fund të janarit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore