Zyra Kombëtare e Statistikave: Rritja ekonomike 6.5% në vitin 2018

2018-12-14 18:43:11 CRI Komenti juaj Printoni

Më 14 dhjetor, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Mao Shengyong u shpreh se në nëntor, ekonomia kineze vazhdoi prirjen e qëndrueshme. Ai theksoi se do të përmbushet objektivi i rritjes ekonomike prej afro 6.5% për vitin 2018.

Sipas të dhënave, në nëntor, sektori i shërbimeve në Kinë pati rritje të qëndrueshme. Po ashtu vijoi forcimi i shpejtësisë së rritjes së investimeve për 3 muaj radhazi, punësimi paraqitet më mirë se parashikimi dhe përqindja e borxhit dhe kostoja e ndërmarrjeve u ulën në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntor, vlera e shtuar industriale e ndërmarrjeve të mëdha u ul 0.5% në krahasim me muajin paraardhës.

Mao Shengyong analizoi se kjo ulje lidhet me uljen e shpejtësisë së rritjes së sektorit të automjeteve, luhatjen e çmimeve të naftës ndërkombëtare, ngadalësimin e rritjes së sektorit petrokimik dhe elektronik. Ai parashikoi se me zbatimin e mëtejshëm të politikave të Kinës për rritjen e besimit të tregut, në vitin 2019 industria kineze do të operojë në mënyrë të qëndrueshme. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore