Kinë, rriten investimet në asetet fikse

2018-12-14 17:53:49 CRI Komenti juaj Printoni

Statistikat zyrtare tregojnë se investimet në asetet fikse të Kinës kanë rritur ritmin për të tretin muaj radhazi.

Investimet në asetet fikse u rritën 5.9 për qind me bazë vjetore në 11 muajt e parë të vitit 2018, shifër kjo më e lartë se 5.7 për qind në periudhën janar-tetor.

Investimi në asetet fikse, një nxitës i madh i rritjes, pati rënie në gusht dhe që atëherë ka filluar të rimëkëmbet vazhdimisht.

Të dhënat e publikuara të premten treguan se investimet private, të cilat përbëjnë më shumë se 60 për qind të investimit total të aseteve fikse, patën rritje prej 8.7 për qind.

Investimet në prodhimin e teknologjisë së lartë dhe pajisjeve mbeten të fuqishme, duke u rritur respektivisht me 16 për qind dhe 12 për qind në 11 muajt e parë të vitit.

Investimi në infrastrukturë u rrit 3.7 për qind, ndërsa investimi në zhvillimin e pronës u rritën 9.7 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore