3 fjalë kyçe për ekonominë kineze në vitin 2019

2018-12-14 17:41:32 CRI Komenti juaj Printoni

Më 13 dhjetor, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) organizoi një konferencë ku analizoi punën ekonomike të vendit në vitin 2019. Në këtë konferencë spikaten 3 fjalë kyçe:

1. Ecim përpara me qëndrueshmëri

Në këtë konferencë u paraqit se "objektivat e ruajtjes së qëndrueshmërisë të vendeve të punës, të tregut financiar, të tregtisë së jashtme, të kapitaleve të huaja, të investimeve dhe të parashikimeve", "garantimi i zhvillimeve të shëndetshëm e të vazhdueshëm ekonomik dhe gjendja e stabilizuar shoqërore", kërkohet "ruajtja e strategjisë së zhvillimit". Besojmë se një Kinë me zhvillim të qëndrueshëm do të vazhdojë të bëhet motor i rritjes së ekonomisë botërore.

2. Zhvillimi me cilësi të lartë

Në këtë konferencë vihet në dukjes se, sivjet Kina do të zbatojë kërkesat e zhvillimit me cilësi të lartë në dobi të popullit.

Në vitin 2019, "zhvillimi me cilësi të lartë", "shtimi i arritjes, lumturisë dhe sigurisë së masave popullore" janë objektivat e "përparimit" të ekonomisë kineze. Prandaj, vitin e ardhshëm Kina do të vazhdojë "këmbënguljen tek reforma strukturore në fushën e ofertës, në thellimin e reformës tregtare, në zgjerimin e hapjes në nivel të lartë dhe në shpejtimin e formimit të sistemit ekonomik modern."

3. Këmbëngulja tek çështjet e brendshme

Në vitin 2019, Kina do të organizojë Forumin e 2-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të nismës "Një brez, një rrugë", Ekspozitën e dytë të Importit Ndërkombëtar të Kinës. Në vitin 2019, Kina dhe ShBA-ja do të përcjellin konsensusin e arritur nga dy udhëheqësit në arritjet praktike. Për çështjen e zhvillimit, Kina do të ecë sipas gjendjes, ritmit dhe planifikimit të brendshëm. Në këtë konferencë vihet në dukje se në bazë të ndryshimeve të mjedisit ndërkombëtar dhe kushteve të brendshme, Kina do t'i shohë problemet në mënyrë dialektike, do të kapë rastin e rëndësishëm të zhvillimit dhe do t'i trajtojë punët e veta me vendosmëri. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore