Zv.ministri: Rusia, e gatshme për dialog me ShBA-në mbi Traktatin INF

2018-12-14 10:22:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Rjabkov u shpreh të enjten se, duke marrë parasysh interesat e veta, Rusia është e gatshme të zhvillojë dialog me ShBA-në mbi problemin e Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF).

Rjabkovi i tha medies se, megjithëse qeveria amerikane vendosi të tërhiqet nga Traktati INF, Moska përsëri është e gatshme të zhvillojë dialog real dhe konstruktiv, për të gjetur mënyrat për ruajtjen e këtij traktati. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore