Suedi, përfundon raundi i fundit i bisedimeve të paqes për Jemenin

2018-12-14 10:09:33 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten u mbyll në Stokholm të Suedisë raundi i fundit i bisedimeve të paqes për Jemenin, i organizuar nga OKB-ja. Qeveria e Jemenit dhe përfaqësues të rebelëve houthi arritën konsensus për disa çështje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në konferencë për shtyp se të dy palët kanë ranë dakord për armëpushim në qytetin-port të Hodeidahut dhe shprehu shpresën se kjo do të hedhë bazat për hapjen e një kanali humanitar. "Bisedimet e paqes kanë arritur rezultate të rëndësishme, të cilat do të përmirësojnë kushtet e jetesës së miliona jemenasve," theksoi Guterres-i.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së falënderoi gjithashtu të dy palët për përpjekjet që kanë bërë, por theksoi që kanë mbetur ende edhe shumë çështje për t'u zgjidhur. Palët ranë në dakord të vazhdojnë bisedimet në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Ministrja e Jashtme e Suedisë Margot Wallström tha në konferencë për shtyp se bisedimet ishin konstruktive dhe forcuan besimin e ndërsjellë mes palëve. "Kjo është një ditë e bukur për Jemenin dhe OKB-në," u shpreh Wallström-i. (Li Huailiang/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore