Kinë: Mbi 700 milionë veta kanë dalë nga varfëria që nga nisja e Reformës dhe Hapjes

2018-12-14 10:05:45 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat e sapopublikuara tregojnë se Kina ka nxjerrë më shumë se 700 milionë veta nga varfëria gjatë katër dekadave të fundit.

Drejtori i Zyrës për Zhdukjen e Varfërisë të Këshillit të Shtetit Liu Yongfu thotë se Kina ka filluar procesin më të efektshëm të uljes së varfërisë në historinë e njerëzimit:

"Karakteristika kryesore e zbutjes së varfërisë në Kinë është se Partia Komuniste e Kinës dhe qeveria janë në udhëheqje. Kina ka një popullsi të madhe me shumë njerëz të varfër, kështu që masat pa një udhërrëfyes nuk mund ta zgjidhin problemin. Karakteristika e dytë është se ne këmbëngulim te zhvillimi. Ne kryem zhvillimin rajonal dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Një karakteristikë tjetër është se kemi një politikë analizash të shumëfishta, e cila është e saktë".

Kina e ka ulur nivelin e varfërisë në zonat rurale nga 98 % në më pak se 2% që nga fillimi i Reformës e Hapjes dhe synon ta çrrënjosë krejtësisht varfërinë deri në vitin 2020.

Mrekulli
Lajmet Kryesore