Partia Komuniste e Kinës mbledh pikëpamjet mbi punët ekonomike

2018-12-14 09:22:27 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës mblodhi në një simpozium të zhvilluar këtë javë pikëpamje dhe sugjerime mbi gjendjen e tanishme ekonomike dhe punën ekonomike për vitin e ardhshëm.

Në simpozium ishin të ftuar anëtarët e partive të tjera jokomuniste, të Federatës Mbarëkineze të Industrisë e Tregtisë dhe personalitete pa parti.

Në simpozium, presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje të pranishmëve të japin ndihmesë të mëtejshme e më të madhe për zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë kineze.

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri një paraqitje të shkurtër mbi punën ekonomike të Kinës sivjet dhe planifikimin për vitin e ardhshëm.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore