Kinë, "Dita përkujtimore kombëtare për viktimat e Masakrës së Nankinit"

2018-12-13 10:27:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sot në Kinë është "Dita përkujtimore kombëtare për viktimat e Masakrës së Nankinit". Kjo është hera e pestë që populli kinez përkujton në shkallë kombëtare një ndër ngjarjet më të rënda në historinë e vendit, atë të masakrave çnjerëzore të ndodhura 81 vjet më parë në qytetin e Nankinit.

Në shkurtin e vitit 2014, në mbledhjen e shtatë të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës(parlamenti kinez), u mori vendimi që të caktohet 13 dhjetori si "Dita përkujtimore kombëtare për viktimat e Masakrës së Nankinit".

Sot, në krahina të ndryshme të vendit, po zhvillohen veprimtari të shumta përkujtimore me këtë rast.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore