Xi Jinping-u takon pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar "Imperial Springs"

2018-12-13 09:44:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me pjesëmarrësit në Forumin Ndërkombëtar "Imperial Springs" të këtij viti.

Kreu i shtetit kinez ritheksoi në këtë takim vendosmërinë e Kinës ndaj multilateralizmit dhe hapjes. Ai vuri në dukje se Reforma dhe Hapja e Kinës janë të orientuara drejt njerëzve, duke premtuar se Kina do të vazhdojë të këmbëngulë te sistemi shumëpalësh dhe do të hapë edhe më tej dyert e saj.

Xi tha se ekonomia e Kinës ka mbetur e qëndrueshme në tërësi dhe po bën përparim të vazhdueshëm, duke shtuar se qeveria kineze është e bindur që do të ruajë një rritje ekonomike nga mesatare në të shpejtë.

Ai ritheksoi gjithashtu se nisma "Një brez, një rrugë" synon të kënaqë interesat e të gjithëve. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore