Kryeministrja britanike fiton mocionin e mosbesimit

2018-12-13 09:37:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May ka arritur t'i mbijetojë pa probleme një mocioni mosbesimi të paraqitur nga deputetët e Partisë së saj Konservatore.

Në votimin e fshehtë të mërkurën, 200 ligjvënës e mbështetën kryeministren, gati dyfishi i atyre që votuan kundër saj.

Ky rezultat do të thotë se May-i mund të mbajë postin e vet si drejtuese e partisë dhe e qeverisë, ndërsa do të vazhdojë një betejë të vështirë për të marrë miratimin e parlamentit për planin e saj të "Brexit"-it.

Mocioni i mosbesimit u paraqit të martën, disa orë pasi May-i u kthye nga bisedimet me udhëheqësit evropianë, për të marrë prej tyre garanci shtesë lidhur me marrëveshjen e largimit të Britanisë nga BE-ja, të arritur në nëntor.

(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore