Merkeli: Gjermania nuk do ta ndryshojë marrëveshjen e "Brexit"-it

2018-12-13 09:20:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh të mërkurën se marrëveshja e "Brexit"-it shfaq qëndrimin e përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Gjermania nuk ka në plan ta ndryshojë atë.

Merkeli e bëri këtë deklaratë duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Bundestagun gjerman. Ajo u shpreh se në samitin e BE-së nuk do të rishikohet marrëveshja e "Brexit"-it. Të dy palët do të zgjidhin disa probleme të rëndësishme gjatë periudhës kalimtare të "Brexit"-it, si problemi i kufirit mes Irlandës së Veriut e Irlandës. Shefja e qeverisë gjermane shprehu shpresën që "Brexit"-i të realizohet sipas marrëveshjes, por njëkohësisht tha se duhet të bëhen përgatitje për të përballuar edhe një largim të Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje.

Sot nis në Bruksel samiti dyditor i BE-së, ku "Brexit"-i do të jetë një nga temat kryesore. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore