Iraku, sulme ajrore ndaj objektivave të IS-it në territorin sirian

2018-12-12 11:18:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria irakiane tha të martën se aeroplanë të saj luftarakë sulmuan po atë ditë dy objektiva të organizatës ekstremiste "Shteti Islamik" (IS) në territorin e Sirisë, afër kufirit me Irakun. Sipas informacioneve, të dy objektivat u shkatërruan plotësisht.

Në dhjetorin e vitit 2017, Iraku shpalli fitoren historike në luftën ndaj IS-it. Por në shkretëtirën në kufirin midis Irakut dhe Sirisë ende ka militantë të armatosur të kësaj organizate. Sivjet forcat irakiane kanë zhvilluar disa herë sulme ajrore ndaj objektivave të IS-it në territorin e Sirisë. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore