Kanada: Lirohet me kusht CFO-ja e "Huawei"-t Meng Wanzhou

2018-12-12 11:10:13 CRI Komenti juaj Printoni

Një gjykatë kanadeze ka liruar me kusht kryezyrtaren financiare (CFO) të kompanisë kineze "Huawei" Meng Wanzhou.

46-vjeçarja, vajza e themeluesit të kompanisë "Huawei", u ndalua më 1 dhjetor kur ndodhej tranzit në aeroportin e e Vankuverit, si pjesë e hetimeve të nisura ndaj saj në ShBA,

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar "Huawei"-n se është përpjekur të përdorë bankat për të nxjerrë fonde jashtë Iranit.

Por "Huawei" dhe avokatët e vet u shprehën se kjo kompani respekton rreptësisht ligjet, rregulloret e sanksionet përkatëse të ShBA-së e të palëve të tjera. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore