MJK-ja e nxit ShBA-në ta shohë objektivisht zhvillimin e të drejtave të njeriut në Kinë

2018-12-12 10:49:49 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze u është përgjigjur komenteve mbi Kinën nga ambasadori i ShBA-së Edward Branstad në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Branstad-i tha se çdo vend nuk duhet të ketë standardin e vet të të drejtave të njeriut dhe bëri akuza të pabazuara lidhur me të drejtat e njeriut në Kinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh:

"Ne shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të kenë një pikëpamje serioze dhe objektive për rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga populli kinez për të promovuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se me paragjykime është e pamundur të kuptohen në mënyrë të saktë vendet e tjera. Është besim i verbër të hamendësosh se standardet e një vendi mund të zbatohen universalisht. Dhe për të qenë të sinqertë, ata kanë dështuar në shumë pjesë të botës. Është edhe më e pamoralshme të përdorësh të ashtuquajturën çështje të të drejtave të njeriut për t'u shërbyer interesave e qëllimeve të tua politike."

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shtoi se ambasadori Branstad pranoi se Kina ka bërë përparim në shumë fusha, duke përfshirë nxjerrjen e qindra milionë njerëzve nga varfëria.

Mrekulli
Lajmet Kryesore