May shtyn votimin për marrëveshjen "Brexit"

2018-12-11 10:15:33 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalimin e mbajtur në Dhomën e Ulët të Parlamentit, kryeministrja britanike Theresa May njoftoi shtyrjen e votimit për marrëveshjen "Brexit" me BE-në dhe se do të vijojë bisedime të vazhdueshme mbi këtë marrëveshje me BE-në në ditët e ardhshme.

Dhoma e Komuneve ishte planifikuar të votonte më 11 dhjetor për marrëveshjen "Brexit", të arritur nga qeveria dhe BE-ja.

Por, May u shpreh se anëtarët mbështesin përmbajtjet kyçe të marrëveshjes, por kanë shqetësim për pjesën lidhur me kufinë e Irlandës pas Brexit-it. Nëse zhvillohet votim sipas planit, ka mundësi që marrëveshja nuk do të pranohet.

Kreu i Partisë Laburiste në opozitë Jeremy Corbyn tha se nëse May nuk arrin të sigurojë riarritjen e marrëveshjes, ajo duhet të heqë dorë nga pozicioni i saj. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore