Macron pranon se është pjesërisht përgjegjës për trazirat në Francë

2018-12-11 10:04:21 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar se është pjesërisht përgjegjës për protestën që ka zgjatur për disa javë në Francë.

Kjo është hera e parë e mbajtjes së një fjalimi nga Macron-i pas ndodhjes së trazirave në Paris, të shkaktuara nga protesta kundër taksave.

Macron-i u zotua se do të shpejtojë lehtësimin e taksave për punëtorët duke hequr shtimin e taksave për pensionistët.

Të gjitha masat e ofruara janë kërkuar nga Lëvizja e "Jelekëve të Verdhë", që kanë udhëhequr protestat prej disa javësh kundër shefit të Elizesë.

Macron u zotua se do të përdoren "të gjitha mjetet" për të rivendosur qetësinë pas protestave që tronditën thellë kombin.

Po ai theksoi se nuk do t'u japë asnjë privilegj përgjegjësve të dhunës e protestave. Sulmi kundër policisë ose plaçkitka e dyqaneve janë të paligjshëm dhe kërcënojnë lirinë e çmuar të Francës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore