Turqia arreston 112 klandestinë në Detin Egje

2018-12-11 10:03:16 CRI Komenti juaj Printoni

Roja Bregdetare Turke arrestoi të hënën 112 emigrantë të paligjshëm në zonën e Detit Egje në jugperëndim të vendit.

Në faqen e saj zyrtare, Roja Bregdetare publikoi se ka ndaluar një anije me klandestinë në zonën detare të qytetit Borum të provincës Mugla të Turqisë. Bëhet e ditur se emigrantët janë nga Somalia, Siria, Palestina, Egjipi, Jemeni, Iraku etj.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu u shpreh se këtë vit pala turke ka arrestuar mbi 250 mijë klandestinë në mbarë vendin dhe ka dëbuar afro 54 mijë emigrantë të paligjshëm. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore