Kina:Absurde kufizimet ndaj kompanive kineze

2018-12-11 09:46:54 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës reagoi të hënën komentin se Europa duhet të jetë "e shqetësuar" rreth Huawei dhe kompanive të tjera kineze.

Nënkryetari i Komisionit Europian Andrus Ansip tha se këto kompani janë nën një bashkëpunim të detyrueshëm me qeverinë kineze, gjë që mund të çojë në qasjen e të dhënave të koduara në mënyrë të fshehtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang tha se kufizimet ndaj kompanive kineze bazuar në dyshime të pa mbështetura janë absurde.

"Ka disa kohë që disa shtete pretendojnë se Huawei "mund" të paraqesë një kërcënim ndaj sigurisë së tyre kombëtare. Megjithatë, asnjë nga akuzuesit nuk ka arritur të faktojë se si Huawei ka ndikuar në sigurinë e tyre kombëtare. Këto kufizime me bazë dyshimet janë shumë absurde."(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore