Kina proteston ashpër ndaj ShBA-së për ndalimin e drejtueses së kompanisë "Huawei"

2018-12-10 10:41:55 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë paraqitur ankesa zyrtare e protesta të ashpra kundër ShBA-së për ndalimin e një drejtueseje të lartë të kompanisë teknologjike kineze "Huawei".

Kryezyrtarja financiare e "Huawei"-t Meng Wanzhou u ndalua në Vankuver nga autoritetet kanadeze me kërkesën e ShBA-së.

Kryezyrtarja financiare e "Huawei"-t Meng Wanzhou

Ajo po përballet me akuza të paqarta dhe rrezikun e ekstradimit në ShBA.

Gjatë takimit me ambasadorin e ShBA-së në Kinë, zv.ministri i Jashtëm kinez Le Yucheng i kërkoi palës amerikane të marrë menjëherë masat e duhura, duke tërhequr urdhrin e arrestimit ndaj shtetases kineze.

Le Yucheng-u paralajmëroi gjithashtu se Kina do të bëjë reagim të mëtejshëm sipas veprimeve të palës amerikane. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore